10.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Shtyhet takimi VV-LDK, sepse në partinë e Mustafës kanë rast vdekje

Rekomandime

Takimi mes kreut të VV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa është shtyrë për në ora 15:00, edhe pse ishte paraparë të mbahej një orë më herët.

- Advertisement -

Arsyeja pse është shtyrë takimit siç mëson Reporteri.net është se ka vdekur një person i cili për kohë të gjatë ka punuar në komunë të Prishtinës nën qeverisjen e LDK-së, si shef i prokurimit.

Fjala është për Ekrem Rexhën.

- Advertisement -

Kujtojmë se Kurti e Mustafa janë takuar një ditë më parë në një takim që ka zgjatur më shumë se tre orë, por pas përfundimit të takimit, asnjëri nga ta nuk ka dhënë ndonjë deklaratë për media.

E tëra çfarë është thënë pas takimit, është deklarata e zëdhënësit të LDK-së, Besian Mustafa, i cili tha se dy kryetarët do të takohen sërish, ndërsa është shprehur se nuk ka detaje se për çka është diskutuar aty.

- Advertisement -

“Në fund të këtij takimi janë pajtuar që të kemi edhe një takim të radhës nesër, për orën e saktë dhe për detaje të tjera të takimit të nesërm iu njoftojmë nesër paradite, nuk kam detaje të tjera nga takimi i sotëm. Nuk kam detaje të tjera”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit