Monday, July 22, 2024

Qytetari e uron Kurtin: E dimë që sot ki me u bo Kryeministër

- Advertisement -
- Advertisement -

Një qytetar është shprehur mjaft optimist për arritje të marrëveshjes LV – LDK, teksa para selisë së Lëvizjes Vetëvendosje e ka uruar kreun e kësaj partie, Albin Kurtin duke i thënë se sot do të bëhet kryeministër, shkruan Gazeta Express.

Derisa Kurti ishte duke folur para gazetarëve, për marrëveshjen me LDK-në, nga ku edhe deklaroi se është afër dakordimi me Isa Mustafën, deklarimin e tij e ka ndalur një gjysmë një qytetar që ishte jashtë selisë së partisë.

I njëjti, është dëgjuar duke e uruar Kurtin, për të cilin ka thënë se sot do të bëhet kryeministër.

“Urime kryeministër, e dina që sot ke me u bo kryeministër. Urime”, ka thënë ky qytetar.

- Advertisement -

Kurti iu është përgjigjur me ‘faleminderit’, derisa, ka hipur në veturë për t’u nisur për në Kuvend të Kosovës.

Aty tashmë ka filluar takimi në mes të LDK-së dhe LV-së në nivel të liderëve ku po diskutohet për arritje të marrëveshjes për koalicion.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura