14.8 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Turqia ndalon aeroplanët rusë që shkojnë drejt Sirisë

Rekomandime

Turqia thotë se po mbyll hapësirën e saj ajrore për aeroplanët civilë dhe ushtarakë rusë që fluturojnë në Siri.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, thotë se ndalimi do të jetë efektiv për tre muaj, sipas mediave lokale.

- Advertisement -

Ky veprim minon fushatën ajrore në shkallë të gjerë të Rusisë në mbështetje të presidentit sirian Bashar al-Assad, duke i detyruar aeroplanët rusë të marrin rrugë më të gjata.

Turqia mbështet grupet e rezistencës në Siri që kundërshtojnë presidentin Assad, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv.

Turqia, një anëtare e NATO-s, është përmbajtur nga sanksionet e gjera të vendosura ndaj Rusisë nga BE dhe SHBA për pushtimin e saj në Ukrainë.

- Advertisement -

Por ajo ka bllokuar anijet luftarake ruse që të hyjnë në Detin e Zi përmes ujërave të tij.

Qeveria turke po përpiqet të ndërmjetësojë mes Rusisë dhe Ukrainës për të arritur një armëpushim.

- Advertisement -

Miliona rusë shkojnë me pushime në Turqi çdo vit, por konflikti në Ukrainë pritet të shkaktojë një rënie të madhe të vizitave nga rusët dhe ukrainasit këtë vit./21Media

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit