0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

249 raste të reja me Covid-19, ndryshon edhe kategorizimi i zonave, 8 komuna në të kuqen

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se ka ndryshuar kategorizimi i komunave.

- Advertisement -

Këtë javë janë vetëm tetë komuna në të “Kuqen”. Ministri ka njoftuar edhe numrin e rasteve brenda 24- orëve të fundit.

249 raste kanë rezultuar pozitivë, ndërsa 538 janë shëruar nga Covidi.

“Lakorja e infeksionit është në drejtimin e duhur të rënies andaj të vazhdojmë edhe mëtej me respektim të masave nga qytetarët dhe mbikëqyrje nga institucionet relevante.
Në bazë të numrit të të infektuarve gjatë javës për 100.000 banorë, kemi ndryshim në kategorizim të zonave. Në “Zonën e kuqe”, këtë javë janë vetem 8 komuna nga trefishi i fillim muajit dhjetor.

- Advertisement -

Prishtina, Fushë-Kosova, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Podujeva, Zveçani dhe Zubin-Potoku.
Në “Zonën e verdhë” janë 11 komuna: Kamenica , Gjakova, Gjilani, Peja, Vushtrria, Ferizaj, Shtërpca, Leposaviqi, Lipjani, Graçanica dhe Novobërda.

Ndërsa në “Zonën e gjelbër” janë 19 komuna: Drenasi, Klina, Hani i Elezit, Shtimja, Suhareka, Skënderaj, Malisheva, Parteshi, Rahoveci, Prizreni, Deçani, Kaçaniku, Juniku, Dragashi, Mamusha, Kllokoti, Vitia, Istogu dhe Ranillugu.
Pavarësisht masave të përgjithshme, kategorizimi i komunave do të vazhdojë, ndersa kujdesi duhet të rritet.
Sa i përket situatës epidemiologjike, brenda 24-orëve të fundit nga 1,048 mostra të marra, 249 raste kanë rezultuar pozitivë, ndërsa kemi 538 të cilët e kanë fituar betejën me Covid-19″, shkruan Zemaj në njoftim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit