10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Berat Buzhala e merr vendimin, “i përcakton” kandidatët e VV’së për Prishtinë, Prizren e Mitrovicë

Rekomandime

Gazetari Berat Buzhala, ka shkruar një shkrim me pyetjen se ‘cka po flitet në çarshi rreth zhvillimeve në Vetëvendosje’.

- Advertisement -

Ai shkruan lidhur me kandidatët e Vetëvendosjes për kryetarë komunash, sidomos në qendrat e mëdha: në kryeqytet (Prishtinë), Mitrovicë dhe Prizren.

Lidhur me Prishtinës, sipas Buzhalës, në Vetëvendosje po diskutohen emrat e Arben Vitisë dhe Liburn Aliut. Ai thotë se ka konsensus që në kryeqytet të kandidojë Vitia, por që ‘ai po heziton të futet në garë për arsye private’.

“Ka konsensus ne qytet qe Arben Vitija eshte i vetmi ne LVV qe garen mundet me e fitu pa balotazh, por qe per arsye private ai eshte duke hezituar te futet ne gare. Gjithashtu ka konsensus ne qytet qe Liburn Aliu, jo qe nuk e fiton nuk e fiton pa balotazh, por qe mundet me e humbe krejt, posacerisht pas skandaIeve te fundit”, shkruan Buzhala.

- Advertisement -

Shkrimi i plotë:

Cka po fole  çarshia per zhvillimet ne LVV?

- Advertisement -

Nje pyetje po shtrohet ne qytet: A do te kandidoje per kryetar te Prishtines, nga radhet e LVV’se, Arben Vitija a Liburn Aliu, apo ndoshta ne oret e fundit nje kandidat te trete?

Ka konsensus ne qytet qe Arben Vitija eshte i vetmi ne LVV qe garen mundet me e fitu pa balotazh, por qe per arsye private ai eshte duke hezituar te futet ne gare. Gjithashtu ka konsensus ne qytet qe Liburn Aliu, jo qe nuk e fiton nuk e fiton pa balotazh, por qe mundet me e humbe krejt, posacerisht pas skandaIeve te fundit.

Ose, kush mundet me qene kandidati i trete?

Nje gje dihet, LVV ka kohe qe nuk punon pa sondazhe paraprake, permes te cilave i teston emrat e kandidateve neper komuna.

Nje zhvillim tjeter mjaft interes duket ne Mitrovice. Po thuhet qe LVV i ka kerku Agim Bahtirit qe te mos garoje per nje mandat te trete, por atje voten ne emer te Levizjes ta beje Armend Muja. Kesaj kerkese te LVV’se, flitet se, Bahtiri i eshte i pergjigjur ne formen me neg*tive te mundshme.

“Nese ndodhe kjo, atehere une i kam 1 milion euro, krejt kam me i investu ne fushate per me i ndihmu Bedri Hamzes”, po e citojne njerezit Agimin t’i kete thene Albinit.

Hic me e qarte gjendja, per kete parti, nuk eshte as ne Prizren. Thuhet se, per shkak te afer*ve te shumta korru*tive, Albini po deshiron me e heq qa*esh Mytaherin, i cili nuk e my*i por e kultivoi korru*sionin, e ne vend te tij ta fus ne gare ose Drita Millakun ose Artan Abrashin, i cili e ka mbeshtetjen e Hajrullah Cekut. Nese nje tranzicion i tille ndodhe me pajtimin e Mytaherit per LVV’ne kjo do te ishte nje gje e mire, mirepo nese thjeshte kryetari aktual hidhet ne berIIog, atehere edhe ai e ka votuesin e tij qe do te punonte kunder LVV’se.

Partia me e madhe ne vend po perballet me pIasaritjet e para serioze neper dege te ndryshme.

Kur je i vogel dhe ne opozite gjithmone je shume me unik dhe pa dallime. Rritja ekstreme i rrite ekstremisht edhe ambiciet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit