2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

kabineti i Vjosa Osmanit i reagon Isa Mustafës: Ka kaluar koha kur mendimi i tij ka pasur vlerë

Rekomandime

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së vendit, Vjosa Osmani, sot publikoi pamje të ambientit të Presidencës ku flamuri dardan shihej ndërsa valvitej mes atij të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Duke qenë se flamuri dardan, ishte simbol i liderit historik të LDK-së, Ibrahim Rugova, është kreu aktual i saj Isa Mustafa, i cili këtë veprim të Vjosa Osmanit e cilëson gënjeshtër folklorike.

- Advertisement -

Flamuri Dardan është ideuar nga Kryetari i LDK-së, Ibrahim Rugova, kryetar i një partie politike të qendres së djathtë-konzervatore.

Nuk përfaqëson vlerat dhe idetë e majta. VV s’ka asnjë lidhje dhe as relacion politik me vlerat rugoviane.

Nuk funksionon formula edhe me VV dhe idetë skajshmërisht të majta edhe me Ibrahim Rugovën dhe simbolet Rugoviane.

- Advertisement -

Është një gënjeshtër folklorike!”, ka thënë Mustafa.

Ndaj kësaj deklarate të Mustafës ka reaguar Faton Peci, shef stafi në Presidencë.

- Advertisement -

Është komplet jo relevante se çfarë thotë Isa Mustafa për ne. Koha kur mendimi i tij ka pasë ndonjë peshë, tashme i takon të kaluarës”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit