Ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka nisur të mobilizohet në prag të zgjedhjeve lokale.
Lushtaku ka vazhduar vizitat në odat e fshatrave të Skenderajt për të siguruar përkrahjen e qyetarëve për zgjedhjet lokale që mbahen vitin e ardhshëm, shkruan Kosova Ime.
Përmes një postimi ai ka treguar se ka vizituar fshatin Polac.
Lushtaku ka bërë me dije se është pritur mjaft mirë nga banorët e fshatit.
“Sonte në vendlindjen e burrit të madh të kombit dhe ideologut të çështjes kombëtare, në Polacin e Hasan Prishtinës”, ka shkruar ai.