8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mërgimtarët zemra e Kosovës, afër 800 milionë euro i dërguan për 10 muaj

Rekomandime

Dërgesat e mërgimtarëve vazhdojnë të jenë një burim i rëndësishëm i të ardhurave në Kosovë, e në të njëjtën kohë edhe burim i rritjes ekonomike në vend.

- Advertisement -

Qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë nëpër vende të Europës dhe botës vazhdimisht dërgojnë shuma të mëdha të mjeteve financiare te familjet e tyre.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), tregojnë se shuma e remitancave të dërguara nga diaspora e Kosovës ka shënuar rritje.

Sipas BQK-së gjatë periudhës janar-tetor 2020, vlera e dërgesave nga mërgimtarët arriti në shifrën prej 795.6 milionë euro apo 90 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit 2019.

- Advertisement -

Maji ka qenë muaji ku më së shumti janë dërguar remitenca. Vlera për këtë muaj arriti në shumën prej 104 milionë euro.

Derisa ka qenë muaji prill ku vlera e dërgesave ishte vetëm mbi 60 milionë euro, derisa ende në këto shumë kontribuojnë ende diaspora nga Gjermania, përcjellë nga Zvicra, Austria, SHBA-ja e Franca.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit