1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Kadaj-Bujupi i bashkohet listës së Vjosa Osmanit!

Rekomandime

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, pritet të marrë një vendim të ri për pozicionin e saj në zgjedhjet e reja.

- Advertisement -

Por këtë ajo thotë se do ta bëjë pas konsultimit me personat që i qëndruan besnikë ndër vite, teksa e lë si opsion të hapur edhe moskandimin e saj si deputete për mandatin e gjashtë.

Depuetja e pesë legjislaturave në Kuvendin e Kosovës, thotë se për vendimin e ri do të dal me një qëndrim publik gjatë ditëve në vijim si dhe thekson se pjesëmarrja në zgjedhje nuk është e domosdoshme.

Vendimin për zgjedhjet e radhës do ta marrë pas konsultimit me të gjithë ata që në këto vite ishin me mua e të cilët nuk më braktisën dhe besuan edhe kur i linçuan dhe dëmtuan edhe brenda llojit.

Andaj në ditët në vijim do t’iu njoftoj ju dhe opinionin të cilëve u kam borxh dhe u përulem për këto vite besimi e përkrahje!…Për mua pjesëmarrja në jetën publike është shumë e rëndësishme por kjo nuk do të thotë që pjesëmarrja në zgjedhje është e domosdoshme”, thotë Kadaj-Bujupi.

- Advertisement -

Tutje, deputetja Kadaj-Bujupi shton se rrugëtimin politik e ka nisur prej bëzës dhe ka arritur të bëhet deputete falë besimit të qytetarëve.

“Rrugëtimi im politik ka filluar prej baze.

- Advertisement -

Kështu ka qenë edhe ecja ime, domethënë, në politikë kam qëndruar sepse kështu kanë vendosur qytetarët – falë besimit të tyre…

Në pesë legjislatura jam zgjedhur deputete dhe me aq sa kam pasur mundësi dhe dije kam përfaqësuar interesat e qytetetarëve dhe të vendit.

Gjatë rrugës kam pasur sfida si shumica prej grave në politike, por kjo s’më ka ndalur asnjëherë”, përfundoi Kadaj-Bujupi.

Ndryshe, deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se nga 3 qershori, kur ishte votuar Qeveria Hoti, është përjashtuar nga pjesëmarrja në diskutimet në parti, pasi që nuk votoi pro kësaj qeverie.

“Unë prej datës 3 qershor, kur është votuar Qeveria, nuk kam qenë e ftuar në takimet brenda subjektit politik, brenda Aleancës, pra në njëfarë forme jam përjashtuar nga vendimmarrja dhe diskutimet në të gjitha instancat”, ka pohuar vazhdimisht ajo.

Kadaj-Bujupi ka thënë se nuk ka besuar në Qeverinë Hoti prandaj nuk e ka votuar.

Çdo deputet e ka të drejtën të votojë atë që beson. Unë nuk besova në Qeverinë Hoti dhe shfrytëzova të drejtën time demokratike”, ka deklaruar ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit