8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Të punosh në Kosovë: Punëtorët ankohen se shefi i mashtroi dhe nuk po ua jep rrogat e disa muajve, po e presin gjithë ditën

Rekomandime

Mbi 30 punonjës të një kompanie ndërtimore po ankohen se pronari i firmës i ka lënë pa paga, tash e gjashtë muaj. Ata pretendojnë se që nga muaji qershor, nuk i kanë marrë paratë për të cilat kanë punuar, derisa thonë se pronari nuk po iu lajmërohet në telefon, shkruan Express

Punonjësit e kompanisë, kanë deklaruar për Express se punën e kanë ndërprerë pasi pronari (emër i njohur për redaksinë) nuk po i paguante me rregull, derisa shtojnë se disa prej tyre janë kthyer përsëri në punë, me shpresën se do t’i paguajë.

- Advertisement -

“Jemi mbi 30 veta, po presim nga mëngjesi me ardhë pronari me na i dhënë paratë, por nuk ka ardhur. Nuk po e hap as telefonin, e kemi thirrur por nuk po përgjigjet. Punën e kemi ndërpre në muajin gusht, sepse nuk na paguajke. Disa janë kthy, po ua ka dhënë nga 100 e 200 euro”, ka deklaruar një prej punonjësve (emër i njohur për redaksinë).

Ai thotë se në këtë firmë ka punuar bashkë me babanë, ku shton se pronari ua ka mbi 3 mijë euro borxh.

“Në firmë kam punu me babën, 3 mijë e 170 euro nuk na i ka pagu. Edhe kolegëve të mi nuk ua ka dhënë paratë, dikujt ia ka borxh 2 mijë euro, dikujt më shumë e dikujt më pak”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Ai ka deklaruar se nuk kanë mundur t’i marrin paratë as për festën e Bajramit.

“Nuk na i ka dhënë as për Bajram, na ka thënë që na i jep, njëjtë e kemi pritë, nuk na është lajmëru”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Express ka provuar disa herë të kontaktojë me pronarin e kompanisë, por kontakti me të ka qenë i pamundur meqenëse e ka pasur telefonin të fikur./GazetaExpress/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit