10.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Shpërthen zjarri në Qendrën e Studentëve në Prishtinë

Rekomandime

Në Qendrën e Studentëve, sot ka shpërthyer një zjarr përderisa ishin duke u zhvilluar disa punime.

- Advertisement -

Menjëherë pas shpërthimit punëtorët e QS me ndihmën e zjarrfikësve, kanë arritur ta shuajnë zjarrin, njofton Qendra e Studentëve në një komunikatë për media.

Po ashtu, nga kjo qendër bëhet e ditur që nuk pati të lënduar dhe dëme materiale.

“Gjatë ditës së sotme në ora 14:00, në Qendrën e Studentëve ka shpërthyer një zjarr gjatë punimeve në rezervarët e ujit sanitar. Menjëherë pas kësaj, punëtorët e Qendrës së Studentëve kanë intervenuar dhe kanë arritur ta kontrollojnë përhapjen e zjarrit deri në ardhjen e njësitit të zjarrfikësve, të cilët e kanë shuar zjarrin përfundimisht. Ju informojmë se gjatë këtij incidenti nuk ka të lënduar dhe as dëme material”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit