Zyrtari i LDK’së, Engelbert Zefaj ka publikuar një fotografi të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje dhe disa prej bashkëpartiakëve të tij.
Në postimin e Zefaj, shumica e anëtarëve që shihen në fotografi dikur ishin anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës.
Ai e ka publikuar këtë fotografi para zgjedhjeve të parakohshme që pritet të mbahen së shpejti, kur edhe po përflitet për një mundësi bashkëpunimi mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit.
Kujtojmë se Osmani kishte deklaruar në një seancë të Kuvendit se ajo dhe Lumir Abdixhiku kurrë nuk do t’i bashkohen Vetëvendosjes.