12.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ushtrimet e përbashkëta me FSK-në, ushtari amerikan vendos emblemën e UÇK-së në krah

Rekomandime

Forca e Sigurisë së Kosovës ka zhvilluar stërvitje bashkë me Forcat Speciale të Ushtrisë Amerikane. Disa javë stërvitje të Forcës me ushtrinë më të fortë në botë kanë kulmuar sot me disa ushtrime taktike

Në këtë stërvitje të FSK-së me forcat e Shteteve të Bashkuara, e cila u realizuara në territorin e Kosovës, u simuluan situata Iufte ku ushtria vepron, raporton KosovaPress.

- Advertisement -

Gjithashtu u treguan veprime të ushtrisë edhe në raste kur nevojitet ndihmë për qytetarët.

Gjuajte dhe reagime të tjera të nevojshme në situata të rrezikshme, ishin veprimet e pjesëtarëve të ushtrisë më të re në Evropë bashkë me të cilët ishin amerikanët në rolin e këshilltarit.

Tek ushtarët amerikanë u vërejt një detaj i veçantë. Amerikani në uniformë ushtarake duket se kishte marrë dhuratë emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e kishte vendosur në krah.

- Advertisement -

Stërvitjet e Forcave Operative Speciale Amerikane me Forcën e Sigurisë së Kosovës janë zhvilluar për disa javë rresht.

Forcat e ushtrisë amerikane kanë zhvilluar trajnime edhe me Njësinë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit