10.1 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Dacic ankohet: S’lejojmë që Bosnja e Hercegovina ta njohë Kosovën, përkundër presionit

Rekomandime

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Dacic, i zemëruar u ankua se ka shumë presion jashtë e brenda Bosnje e Hercegovinës, ndaj entitetit serb e për të prishur marrëveshjen e Dayton sipas tij, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Në intervistën për agjencinë Srna ai vlerësoi se përpjekjet për shpërbërjen e Republika Srpska janë ende të fuqishme jashtë BeH por edhe brenda, e shtoi se ndryshimi i rendit nuk po bëhet përmes miratimit të popujve konstituiv por “nën tavolinë, por me presion e atë posaçërisht…ndaj popullit serb”.

“Serbia pa mëdyshje mbështetë sovranitetin BeH dhe ato jo vetëm fjalë, si shumë të tjerë…Por nuk mund të lejojmë që dikush të kundërshtoj Republika Srpska, të kërkoj shpërbërjen saj, apo të kërkoj që BeH të pranoj pavarësinë e Kosovës. Këtë nuk e kemi toleruar deri tani, dhe nuk do ta tolerojmë as në të ardhmen” tha Dacic duke anashkaluar që vendimi për pranimin e pavarësisë së Kosovës i takon Bosnje e Hercegovinës për ta vendosur, si dhe kjo e tillë deklaratë është cenim i sovranitetit të këtij shteti.

Sipas Dacic i cili komentoi edhe zhvillimet në Kosovë, negociatat përsëri kanë ngecur, për shkak të krizës politike në Kosovë. “Sikur të varej nga ne, dialogu ndryshe do të dukej” tha Dacic.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit