15.9 C
Pristina
Monday, April 15, 2024

Reagimi i ashpër i Çun Lajçit përmes poezisë: Këtu secili u shitka për një pikë ujë

Rekomandime

Aktori i mirënjohur Çun Lajçi, që njihet me reagime të shpeshta që i bën për skenën politike në Kosovë, me anë të poezisë dhe shkrimeve të tij direkte, ka reaguar edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai duke komentuar vendimin e djeshëm tërthorazi, ka publikuar një poezi vajtuesi për “Dardaninë” me titullin “Këtu secili po u shitka për nji pikë uji”.

- Advertisement -

Aktori Lajçi në këtë poezi shkruan se i vjen keq për Dardanin që shkel në rrugët e saj të pafajshme.

M’vjen keq Dardani, që s’mund t’i bindi nipat, për atdheun e bukur, e njeriun e mirë, me zemrën e Ademit e fjalën e Ali Binakut!”, shkruan ai.

Postimi plotë:

- Advertisement -

Dardani

Këtu secili u shitka për nji pikë ujë!

- Advertisement -

M’vjen keq Dardani,
për gjumin që e baj n’kurrizin tand,
për bukën e arave tua që e ha,
për ujin e krojeve që e shuej etjën,

që flliqëm gjelbërimeve tua,
unë i mashtruemi!

M’vjen keq, që shkeli rrugët tua, t’pafajshme,
mallkoj synin, që ende ruejt e ka kthjelltësinë,
me i pa bimët tua kopile, flokut tonë tue u rritë,

zgatavelli sykuq, tue pre me kajtjen e vet!

M’vjen keq Dardani, që s’mund t’i bindi nipat,
për atdheun e bukur, e njeriun e mirë,
me zemrën e Ademit e fjalën e Ali Binakut!

Këtu secili u shitka,
për nji pikë ujë n’synin e shpërlamë!

Druej, po mbetësh fushë sorrash Dardani!

Dardani, 29.05.2020

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit