Qëlloi babë, bir e nip, ky është i dyshuari për pIagosjen e trefishtë në Pejë

0
445

Një pIagosje ka ndodhur rreth orës 21:00 afër stacionit të autobusëve në Pejë.

Njoftohet për tre të pIagosur, një rëndë dhe është dërguar për trajtim në QKUK, shkruan Reporteri.net.

Burime të Gazetës Online “Reporteri.net” bëjnë të ditur se i dyshuari që pIagosi tre personat është Melos Rrustemaj, djali i biznesmenit Adem Rrustemaj.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani ka bërë të ditur se dorasi është në kërkim nga Policia.