11.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Tahiri premton asfaltimin 100% të rrugëve lokale në Vushtrri

Rekomandime

Kryetari aktual dhe kandidati i LDK-së, për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka folur për mandatin e tij qeverisës si kryetar i Vushtrrisë shkruan Kosova ime.

I ftuar në emisonin Prime time në Kanalin10 përball analistëve Tahiri mes të tjerash tha se infrastruktura është përfunduar 98% dhe për një vit do përfundojnë rrugët lokale më 100% me buxhetin të cilin e kanë ndarë pasi që vitin e kaluar ka pasur shkurtim të buxhetit me 1 milion euro si shkak i pandemisë COVID-19.

- Advertisement -

Tahiri po ashtu nuk la pa përmendur edhe mbulimin e shpenzimeve të transportit dhe shujtës për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë. Pa harruar se qeverisja e kaluar kishte krijuar një praktik që nxënësit e fshatrave kishin paguar nga 10 euro mësimdhënëset e parashkollores, por që me ardhjen e tij në pushtet ky diskriminim është ndalur.

Kujtojmë se Xhafer Tahiri rikandidon për kryetar të komunës së Vushtrrisë nga LDK në zgjedhjet e 17 tetorit./Kosova ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit