6.6 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

36-vjeçari nga Peja dyshohet se i dha fund jetës së tij për shkak të presionit nga fajdexhitë

Rekomandime

B.Berisha, 36-vjeçar, dyshohet se i dha fund jetës së tij, sot në fshatin Sferrkë e Thatë të Pejës.

Ai ishte larguar dje nga shtëpia dhe familjarët e tij e raportuan të zhdukur në polici. Sot, rreth orës 13:00, ata e gjetën 36-vjeçarin pa shenja jete në një fushë të këtij fshati, me një vrimë në kokë, që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit.

- Advertisement -

Një burim i afërt me vktimën i ka thënë Sinjalit se dyshohet që arsyeja se pse 36 vjeçari i ka dhënë fund jetës së tij është për shkak të presionit që e ka pasur nga fajdexhitë.

Ai thotë se i ndjeri i kishte marrë fillimisht 8 mijë euro borxh nga disa fajdexhi të Deçanit dhe tani borxhi ndaj tyre kishte arritur në 100 mijë euro.

Për këtë, ky burim thotë se fajdexhitë kanë shkuar te shtëpia e Batonit dhe e kanë kërcnuar atë dhe familjen e tij, duke tentuar që t’i largojnë nga shtëpia dhe t’ua marrin atë në këmbim të borxhit.

- Advertisement -

Ditën kur fajdexhitë i shkuan 36-vjeçarit në shtëpi, ai thotë se ua kanë prezantuar familjarëve një listë të borxheve, që kanë arritur shumën e 100 mijë eurove.

Kërcënimet ndaj 36 vjeçarit ishin aq serioze, saqë i afërmi i tij thotë se ai ka dalë nga shtëpia dhe ka shkuar në truallin e një dhëndri të tij në fshatin Sferkë e Thatë dhe aty dyshohet se ka qëlluar veten në kokë.

- Advertisement -

Trupi i pajetë i tij është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

I ndjeri ishte me prejardhje nga Kamenica e Lugut të Baranit dhe jetonte në Pejë. Ka punuar si agjent i shitjes në ELKOS. Ai ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit