23.9 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Qeveria Kurti harton projektligj për krijimin e policisë ushtarake, me fuqi mbi KFOR-in, ndërkombëtarët dalin kundër

Rekomandime

Ministria e Mbrojtjes është në fazën e konsultimeve për projektligjin për policinë ushtarake. Por, burimet diplomatike i kanë thënë Kanal10 se bashkësia ndërkombëtare në Kosovë nuk po e përkrah një dokument të tillë, pasi që një mekanizëm i tillë, i jep kësaj policie fuqi mbi të gjitha prezencat ndërkombëtare në Kosovë.

Qeveria e Kosovës ka hartuar një projektligj që synon zgjerimin e kompetencave të policisë ushtarake në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës, por, zyrtarizimi i këtij dokumenti, do të bënte që një mekanizëm i tillë të ketë fuqi mbi të gjitha prezencat ndërkombëtare në vend, përfshirë KFOR-in.

- Advertisement -

Sipas pikës 2 të nenit 7 thuhet se Policia Ushtarake autoritetin e saj e ushtron mbi të gjitha subjektet ushtarake e civile, vendore dhe të huaja, me ose pa shtetësi, të cilat, me veprimet e tyre cenojnë veprimtarinë e Forcës së Sigurisë të Kosovës brenda e jashtë vendit dhe mbështetet në dispozitat e këtij ligji dhe në legjislacionin në fuqi.

Ndërkohë, burimet diplomatike i kanë thënë Kanal10 se projektligji ka shqetësuar përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë dhe po vlerësohet si antikushtetues.

Për këtë, televizioni i ka drejtuar pyetje Ministrisë së Mbrojtjes, për të kërkuar përgjigje lidhur me përmbajtjen e këtij projektligji dhe nëse ai mund të bie ndesh me Kushtetutën e vendit.
Nga kjo ministri kanë kthyer një përgjigje të përgjithshme, mirëpo duke mos dhënë sqarime lidhur me pyetjet e dërguara.

- Advertisement -

Aty thuhet se projektligji nga 9 shtatori ka nisur fazën e konsultimeve dhe ky proces do të zgjasë deri më 29 shator.

Në përgjigje thuhet se Ministria fton palët e interesuara dhe publikun për pjesëmarrje gjithëpërfshirëse në procesin e konsultimeve që nënkupton ofrimin e komenteve dhe rekomandimeve të nevojshme në mënyrë që ky projektligj të jetë sa më cilësor.

- Advertisement -

“Me këtë rast, ju ftojmë juve si media, por edhe palët tjera të interesuara dhe publikun e gjerë, që të marrin pjesë aktivisht në procesin gjithëpërfshirës të politikë-bërjes dhe nismave tona legjislative në proces dhe ato në të ardhmen duke ju garantuar transparencë dhe përgjegjësi të plotë”.

Prania Ndërkombëtare Ushtarake ka mandatin dhe kompetencat e përcaktuara nga instrumentet relevante ndërkombëtare, përfshirë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, me 26 mars 2007.

Kryesuesi i Pranisë Ndërkombëtare Ushtarake, në pajtim me Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, është autoriteti final në zonën operative për sa i përket interpretimit të atyre aspekteve të marrëveshjes së përmendur që i referohen Pranisë Ndërkombëtare Ushtarake.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit