Policia e Kosovës ka arrestuar një qytetar nga Deçani me dyshimet për mashtrime me viza. I njëjti që nga viti 2017 kishte mashtruar katër qytetarë kinse do ua rregullojë vizat për në Gjermani.
Atyre ua kishte marrë nga 1500 euro me premtimet se do iu siguroj viza pune në Gjermani.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet