18.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Kryeministri Kurti shkon për homazhe të Jasharajt në Prekaz, por ende jo te varri i Rugovës

Rekomandime

Albin Kurti, pasi ka marrë detyrën si Kryeministër i Kosovës, është nisur për homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

- Advertisement -

Pasi ka vendosur një kurorë me lule, Kryeministri Kurti ka thënë se liria dhe shteti i Kosovës i ka rrënjët në sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit, e mbi të gjitha te flijimi i Jasharajve.

Kurti ka pohuar se Prekazi është vendi i parë që e viziton si Kryeministër i Republikës së Kosovës, sapo ka dalë nga Prishtina.

Por, Kryeministri i ri i Kosovës nuk ka bërë homazhe edhe te varri i ish Presidentit Ibrahim Rugova, ndërsa as nuk është shprehur nëse do ta bëjë një gjë të tillë.

- Advertisement -

Në fakt, Kurti asnjëherë nuk e ka vizituar varrin e Rugovës.

Albin Kurti është në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, parti e themeluar nga Ibrahim Rugova, dhe historia e mosshkuarjes së tij për homazhe në Velani ishte bërë disa herë çështje e debatit mes figurave të larta të LDK-së dhe Albin Kurtit.

- Advertisement -

Lutfi Haziri, madje, në një rast pat deklaruar se kushti i tij për Vetëvendosjen është njohja e rolit të Ibrahim Rugovës në procesin e shtetndërtimit.

A do t’i mbetet hatri LDK-së për këtë injorim që po vazhdon t’ia bëjë Albin Kurti figurës së Rugovës, mbetet të shihet.

Ashtu siç mbetet të shihet që megjithatë Kurti mund ta “thyejë” qëndrimin e deritashëm dhe që më në fund ta realizojë këtë vizitë te varri i Rugovës tashmë kur është bërë Kryeministër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit