Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PKD), Enver Hoxhaj ka konfirmuar se në listën e kësaj partie për deputet do te ketë edhe emra ta shqiptarëve nga Lugina e Preshevës.
Ai ka folur edhe për mundësinë që Gent Cakaj t’i bashkohet PDK’së.
“Unë nuk arrit që të flas me z.Cakaj. E çmoj shumë punën e tij. Nuk kemi pasur komunikim me të kohëve të fundit”, ka thënë më tutje Hoxhaj.
Ai poashtu konfirmoi se sot do ti prezantojnë 3 aderime që siç tha Hoxhaj do të jenë befasi e madhe për qytetarët.
“Sot i kemi 3 aderime që për ju do të jenë befasi e madhe”, ka thënë ai.