10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

“Vaksinat për punëtorët shëndetësorë në Kosovë arrijnë në qershor, tjerat deri në fund të vitit”

Rekomandime

Aleanca COVAX në një përgjigje për Gazetën Shneta ka deklaruar se vaksinat e para në Kosovë do të vijnë për punëtorët shëndetësorë deri në qershor të këtij viti. Ndërsa pjesa tjetër prej 20 përqind në bazë të numrit të popullsisë do të dorëzohet deri në fund të vitit

- Advertisement -

Aleanca COVAX e themeluar nga OBSH, Komisioni Evropian dhe Franca në prill të vitit të kaluar, ka për qëllim që të lehtësojë sigurimin e vaksinave kandidate kundër Covid-19. Kjo aleancë e përbërë nga 190 anëtarë, do të ndaj në formë donacioni vaksina për mbrojtjen e punëtorëve shëndetësorë si dhe një numër prej 20 përqind në bazë të popullsisë për vendet si Kosova, shkruan Gazeta Shneta.

Por vendi ynë nuk pritet të përfitojë shpejt këto vaksina. COVAX në një përgjigje për Gazetën Shneta ka njoftuar se vaksinat e para do të vijnë për punëtorët shëndetësorë deri në fund të qershorit. Më pas të tjerat deri në fund të këtij viti.

“Sikurse kemi njoftuar më 18 dhjetor, COVAX tanimë ka marrëveshje të nënshkruar për të pasur qasje për gati dy miliardë doza të shumë kandidatëve premtues për vaksina dhe ka ‘shtruar rrugë’ për sigurimin e më shumë dozave përmes kontributeve nga donatorët. Sipas këtyre marrëveshjeve, të gjithë 190 anëtarët dhe ekonomitë me të drejta (v.j. anëtarësie) të COVAX do të jenë në gjendje të marrin doza për të mbrojtur grupet vulnerabilë në pjesën e parë të vitit 2021”, thuhet në përgjigje.

- Advertisement -

Aleanca tutje ka sqaruar se më 18 dhjetor 2020 ka bërë plan që grupin e parë të dozave të vaksinave ta ndajë në tremujorin e parë të vitit 2021, por shpërndarja e këtyre dozave mund të ndodh deri në qershor. Ndërsa pjesa tjetër prej 20 përqind e cila do të jepet donacion në bazë të numrit të popullsisë, do të shpërndahet deri në fund të vitit.

“Marrëveshjet e reja të publikuara më 18 dhjetor, tregojnë se COVAX ka në plan shpërndarjen e parë të vaksinave në çerekun e parë të vitit 2021, me grupin e parë të dozave – të mjaftueshëm për të mbrojtur punëtorët shëndetësorë dhe social – që do të shpërndahet në pjesën e parë të vitit 2021 për të gjitha ekonomitë anëtare të cilat kanë kërkuar këto doza në këtë periudhë”.

- Advertisement -

“Kjo do të përcillet me një tjetër shpërndarje të dozave për të gjithë pjesëmarrësit në pjesën e dytë të vitit – duke pasur target shpërndarjen e dozave për 20 % të popullsisë së anëtarëve (ose më pak nëse kërkohet nga pjesëmarrësi) deri në fund të vitit. Dozat shtesë për të përfshirë më shumë grupe do të bëhen më pas të qasshme më 2022. Të gjitha shpërndarjet janë kushte i shumë faktorëve sikurse aprovimeve të rregullativave dhe gatishmërisë së shteteve”, thuhet në përgjigjen e COVAX.

Kujtojmë se Kosova ka aplikuar për vaksina në këtë aleancë më 7 dhjetor të vitit të kaluar, por Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka dhënë një datë të saktë se kur pritet të ndodh furnizimi.

Ndërsa vendet e rajonit si Serbia ka pranuar një pjesë të vaksinave, ku disa doza janë shpërndarë edhe në veri të Kosovës. Ndërsa kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka siguruar 500 mijë vaksina nga Pfizer, 10 mijë prej të cilave do të vijnë në fund të janarit. Rama ka thënë se një numër të vaksinave do t’ia dhurojë edhe Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit