7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

I prangosur dhe me kokë ulur, Dardan Krivaqa dërgohet në stacionin policor në Ferizaj

Rekomandime

Është arrestuar i dyshuari kryesor për rastin e 18-vjeçares, M.O, Dardan Krivaqa.

- Advertisement -

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, njofton se është arrestuar i dyshuari për ‘’V*asje të rëndë’’. V*asja e rëndë, ka ndodhur me datën 22.08.2021 në Ferizaj, ku humbi jetën 18 vjeçarja M.O (F/K) . Ai po shoqërohet në polici”, thuhet në njoftimin e policisë.

RTV Dukagjini ka publikuar pamje të momentit kur Dardan Krivaqa I shoqëruar nga Policia e Kosovës është futur brenda stacionit policor në Ferizaj.

- Advertisement -

Dardan Krivaqa është i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares, M.O, që të dielën është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt.

- Advertisement -

I arrestuar si i dyshuar për këtë rast është edhe Arbër Sejdiu që është arrestuar dy ditë më parë.


Krivaqa, emër i njohur për policinë ishte në kërkim tash e dy ditë.

Varrimi i të ndjerës, M.O do të bëhet sot, ndërkaq, babai i saj ka bërë të ditur se bija e tij ishte e frikësuar nga Krivaqa dhe nuk kishte guxuar të ju tregonte për telashet që i kishin pasur.

Fac

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit