18.9 C
Pristina
Sunday, April 7, 2024

Italia drejt çlirimit nga koronavirusi

Rekomandime

Italia pritet të hapë më 4 maj pritet të çlirohet nga shtetrrethimi, por në mënyrë të plotë. Kryeministri italian, Giussepe Conte ka bërë të ditur masat e reja lehtësuese, ku pritet të hapen industritë prodhuese dhe të ndërtimit, ndërsa sa i përket shkollave do të hapen në shtator.

Me dekretin e ri do të shpallim një program rimëkëmbjeje edhe për aktivitetet e mbetura ekonomike, edhe nëse parashikoj që hapen para kohe baret dhe restorantet, ato nuk do të rihapen më 4 maj.

- Advertisement -

Ne sidoqoftë jemi duke punuar për të lejuar restorantet jo vetëm dërgesat në shtëpi, por edhe aktivitetet e lëvizjes.

Në çdo rast, shpresojmë t’u ofrojmë të gjithë operatorëve ekonomikë një horizont të qartë kohor, në mënyrë që të kemi të gjitha informacionet e nevojshme paraprakisht dhe të marrin masat paraprake të nevojshme në kohë për të filluar përsëri në kushte të sigurisë maksimale ”, tha Kryeministri në intervistë për të përditshmen ‘la Repubblica .

“Sektori i turizmit – shton Conte – është ai që preket rëndë, gjithashtu sepse nuk ka asnjë shans të korrigjojë vetë humbjet e akumuluara. Ministri Franceschini është duke përgatitur propozime të ndryshme për të mbështetur këtë sektor i cili, edhe nga këndvështrimi ekonomik , mbetet një nga pikat e forta të të gjithë sistemit të Italisë “.

- Advertisement -

Sa i përket shkollave Conte shprehet se me dekretin e ri parashikohet që shkollat të hapen në shtator. Kryeministri më pas konfirmon se në dekretin e ri do të ketë ndihmë shtesë për familjet: “Në dekretin që po përgatitet, do të sigurohen masa specifike mbështetëse për prindërit që kanë fëmijë në shtëpi: pushim të jashtëzakonshëm dhe bonus për at që mbajnë fëmijët”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit