19.4 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Romantikët e LDK-së – Puthje, lule dhe dashuri pakufi për gratë e tyre

Rekomandime

Ditë festive kanë qenë këto dy të fundit për zyrtarët e lartë të LDK-së.Ishte dje Avdullah Hoti ai i cili tregoi një anë tjetër të tij, atë më romantike, duke qenë se bashkëshortja e tij festoi ditëlindjen, shkruan GazetaBlic.

Hoti e uroi atë duke i bërë një dedikim të veçantë në llogarinë e tij në Facebook.

“Urime ditëlindjen. ⚘U bënë 22 vjet së bashku, por që kaluan sa ‘qel e mshel sytë’”.Por, hiç më pak romanticitet nuk mungoi as sot nga ana e zyrtarit të lartë të LDK-së, Bajram Gecajt, pasi ai dhe bashkëshortja e tij po festojnë përvjetorin e martesës.

Çifti kishte zgjedhur që së bashku me fëmijët e tyre të festojnë këtë ditë kaq të rëndësishme për ta, ndërsa dhe puthja e Gecajt ndaj bashkëshortes nuk mungoi, shoqëruar me një buqetë me lule, ku këtë moment ajo nuk hezitoi ta ndajë edhe me ndjekësit në rrjete sociale.

“Përvjetori i argjendtë i martesës..para 25 viteve lidhem fatet tona. Urime dashuri”, ishte urimi i bashkëshortes për Gecajn.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit