Gjatë ditës së sotme përmes rrjetit social instagram deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu- Kodra ka postuar një foto nga vrapimi në Gërmi.
Së bashku me Deliun ishte edhe deputetja nga radhët e VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe deputetja nga radhët e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi.
Deliu bashkangjitur me foton ka shkruar që “sot vrapuam për vajzat dhe djemtë e FSK-së, të cilët do ta përfaqësojnë Kosovën në misione paqeruajtëse”.Image
Gjithashtu në foto shkruan që të tri deputeten janë të motivuara dhe me plotë vullnet.
Theksojmë se Kosova është afër zgjedhjeve dhe se koalicionet parazgjedhore janë një ndër temat kryesore të cilat po diskutohen mjaftë shumë në vend, se kush me kënd do të formojë koalicione.