5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Maqedonia e Veriut i ndaloi futjen e peshkut, ministri i Kosovës s’ia lë mangut. Çfarë do të ndodhë sot mes shteteve fqinje?

Rekomandime

Endrit Shala, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë ka vendosur masa reciproke për disa produkte ushqimore që vijnë nga Maqedonia e Veriut, duke kthyer kështu sipas tij, trajtimin e barabartë si të vetmen rrugë për të ecur përpara.

- Advertisement -

Republika e Maqedonisë së Veriut i vendosi qershorin e këtij viti barriera tarifore rasadit të peshkut, teksa ministri i Kosovës ka vendosur aplikimin e të njëjtave masa për mjaltin dhe patatet e shtetit fqinj.

Ky është shkaku që ai do të takohet ditën e sotme me ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i ka dërguar ankesa përmes sekretariatit të CEFTA-së dhe po ashtu iu ka drejtuar me letër ministrit Bekteshi, por pala kosovare nuk kishte marrë asnjë përgjigje.

- Advertisement -

Shala u shpreh:

Dhe tashmë kanë kaluar dy muaj dhe nuk kemi asnjë përgjigje, prandaj jam i detyruar që në mbrojtje të interesit të Kosovës, biznesit kosovar dhe në mbrojtje të prodhimeve tona që të ndërmarr veprime të tjera ligjore, në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës. Sot kam marr vendim që të vendos masa reciproke për produktet e Maqedonisë së Veriut që importohen në Kosovë dhe të ndalojë hyrjen e disa produkteve në mënyrë që të detyrojë shtetin e Maqedonisë së Veriut që të reflektoj dhe të ketë trajtim të barabartë për produktet e Kosovës që hyjnë në atë shtet.”
Kjo sipas tij, në mënyrë që të detyrojë shtetin e Maqedonisë së Veriut që të reflektojë dhe të ketë trajtim të barabartë për produktet e Kosovës që hyjnë në atë shtet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit