2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Xhavit Haliti: Nëse elektorati i ka dashur Thaçin dhe Veselin, duhet të angazhohet dyfish në zgjedhje

Rekomandime

Xhavit Haliti thotë se për nder të ish-kryetarëve Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, elektorati duhet të votojë dy herë më shumë PDK’në. Sipas tij, do të jepet maksimumi për t’i fituar zgjedhjet e parakohshme që priten të mbahen në këtë fillimvit.

- Advertisement -

Në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), tashmë ka filluar mobilizimi për zgjedhjet e reja që pritet të mbahen së shpejti. Janë duke u mbajtur mbledhje të shpeshta të Kryesisë së partisë e Këshillit Drejtues, e as aderimet në nuk janë duke munguar.

Edhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, Enver Hoxhaj i ka filluar takimet mobilizuese e konferencat për media.

Lidhur me pritjet që kanë për zgjedhjet e parakohshme kanë folur edhe nga partia. Anëtari i Kryesisë së PDK’së, Xhavit Haliti ka thënë për Express, se ata janë të gatshëm për zgjedhje.

- Advertisement -

“Sigurisht që çdo parti që është në betejë në politik duhet të jetë e gatshme. Tani të shohim se a janë qytetarët të gatshëm për zgjedhje edhe se a e ka dhënë ende qytetarët verdiktin e votës së vet që të krijojnë një Qeveri për katër viti. Ne duhet që të shfrytëzojmë mundësinë që aq sa mundemi të bëjmë një fushatë dhe të dalim në zgjedhje”, ka thënë Haliti, duke shtuar se do të përpiqen shumë që ti fitojnë këto zgjedhje.

Haliti foli edhe për vënien e Enver Hoxhajt si kandidat i PDK’së për kryeministër.

- Advertisement -

“Ne kemi votuar dhe kemi nominuar si Kryesi dhe si Këshill Drejtues. Mund të diskutojmë se a mund t’i zëvendësojë ai ish-kryetarët, por nuk po besoj që në bazë të përvojës së tij, ekipit që e ka në mbështetje për të bërë fushatë, po besoj që do të përpiqemi me e kompensu mungesën e tyre”, ka thënë më tutje ai.

Anëtari i Kryesisë së PDK’së, tha për Express se elektorati i kësaj partie duhet të votojë dy herë me shumë në zgjedhjet që pritet të mbahen së shpejti, për nder të ish-kryetarëve Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

“Unë besoj që nëse elektorati i PDK’së i ka dashtë dhe i ka respektuar Thaçin dhe Veselin, atëherë duhet që dyfish më shumë të angazhohet për të fituar PDK’ja dhe për ta kompensuar mungesën e tyre”, ka deklaruar ai.

Ai njoftoi se në këto zgjedhje do të jetë pjesë e listës zgjedhore të PDK’së, për deputet.

Gjykata Kushtetuese me një vendim të saj, e shpalli të pavlefshëm votimin e qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Po ashtu, Gjykata në vendimin e saj thotë se zgjedhjet e reja duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre. Këtë vendim Gjykata Kushtetuese e mori pas ankesës që lëvizja Vetëvendosje e bëri, duke kërkuar interpretim për votën e një deputeti nga radhët e pakicave, i cili ishte i dënuar me vendim të prerë të Gjykatës.

Vota e deputetit Etem Arifi ishte vota e 61-të që ia mundësoi Avdullah Hotit të zgjidhet kryeministër i Kosovës.

Kështu këtyre ditëve pritet që të publikohet edhe aktgjykimi i plotë i Kushtetueses dhe shpallja e zgjedhjeve të reja në vend.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit