8.3 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Daut Haradinaj e merr në AAK, një të afërm të deputetes së PDK-së nga Prekazi

Rekomandime

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka prezantuar edhe një aderim në partinë e tij. Aktivisti nga Skënderaji, Shqiprim Kodra është prezantuar në partinë e Haradinajt.Ai është djali i Fadil Kodrës, ish-luftëtarit të shquar, si dhe kushëriri i afërt me familjen ku është e martuar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

- Advertisement -

“Sot u bashkua me ne Shqiprim Fadil Kodra, një aktivist i dalluar nga Prekazi i Skenderajt. Për mua dhe kolegët e mi është nder ta vazhdoj traditën e hershme me këtë familje të nderuar, të cilët ishin konaku im në kohë të vështira.

Gjeneral Fadil Kodra njihet si krahu i djathtë i Heronjve Jashari dhe bashkëluftëtar i shumë të tjerëve që e nisën luftën tonë të lavdishme.

Na priftë e mbara Shqiprim” shkruan Haradinaj në njoftim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit