Në vijim të marrëveshjeve të nënshkruara këtë të mërkurë në Ankara mes Shqipërisë dhe Turqisë është dhe restaurimi i Xhamisë së PIumbit në Shkodër.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti përmes një statusi në rrjetet social bën me dije se është firmosur marrëveshja midis Drejtorisë së Përgjithshme të Fondacioneve të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, përfaqësuar nga Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Z. Mehmet Nuri Ersoy dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë, e cila synon “Restaurimin dhe Konstruksionin e sistemit të mbrojtjes nga përmbytjet për Xhaminë e Shkodrës”.
Margariti thekson se Xhamia e PIumbit nuk është thjesht objekt kulti, por pjesë e trashëgimisë kulturore.
Statusi i Elva Margaritit:
Do ta quaja një fillim të mbarë dhe një ogur të mirë, që një nga punët e para të këtij viti të ri lidhet me restaurimin e shtëpisë së Zotit. Por Xhamia e PIumbit nuk është thjesht një objekt kulti. Ajo është pjesë e trashëgimisë sonë kulturore.
Ndaj dhe Marrëveshja që nënshkruam sot në Ankara, mes Drejtorisë së Përgjithshme të Fondacioneve të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, përfaqësuar nga Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Z. Mehmet Nuri Ersoy dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë synon “Restaurimin dhe Konstruksionin e sistemit të mbrojtjes nga përmbytjet për Xhaminë e Shkodrës” merr një rëndësi të veçantë.
Një marrëveshje e shumëpritur jo vetëm nga banorët e Shkodrës apo besimtarët myslimanë, por edhe për të gjithë shqiptarët, që e kanë të gdhendur në memorie pamjen e xhamisë së përmbytur nga ujërat.
Kësaj kohe po i vjen fundi dhe ato imazhe do të jenë vetëm një kujtim.
#MinistriaeKulturës #punëtqëçojmëpërpara2021 #XhamiaePIumbit