Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se asnjë parti nuk ka dëshirë të bëjë Murat Jasharin president të Kosovës.
Lladrovci ka thënë se Ramush Haradinaj e ka përmendur emrin e Jasharit vetëm pasi u rrëzua qeveria.“Asnjë parti nuk do me bë Murat Jasharin president.
Nuk e bënë as Avokat të popullit. E dinë se serbët nuk e duan. Ai mund të bëhej avokat por i duhej të përfaqësonte edhe qytetarët serbë të Kosovës. Partitë serbe nuk do ta votonin assesi”, tha ai në Pressing.