10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Disa shoferë të “Trafikut Urban” në Prishtinë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus

Rekomandime

Siç mëson lajmi.net, shoferët të cilët janë infektuar me Covid-19 janë dërguar gjoja në pushim vjetor, në këtë mënyrë të mbahen të fshehtë nga stafi.Për këtë lajmi.net ka kontaktuar edhe me kryeshefin e “Trafikut Urban”, Lulzim Rexhepaj, i cili ka thënë se këto janë informacione konfidenciale, duke mos mohuar apo pohuar një gjë të tillë.

- Advertisement -

“Ju keni informacione, por ne këto gjera i mbajmë konfidenciale. Nuk mundemi me fol për këtë. Ne i kemi ndërmarr të gjitha masat mbrojtëse, kështu që qytetarët nuk duhet që të ndjehen të frikësuar në përdorimin e autobusëve të “Trafikut Urban” dhe për këtë çështje nuk deklarohemi”,

Ndërkohë, burime të lajmi.net bëjnë me dije se këta shoferët kanë pasur kontakte me udhëtarët dhe pjesën tjetër të stafit.“Disa shoferë të autobusëve të “Trafikut Urban” kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Numrin e saktë nuk e di, veç me u fsheh kjo është turpi i botës sepse ata shoferë kanë pasur kontakt me konduktorët, e konduktorët me udhëtarët e me gjithë qytetarët dhe pjesën tjetër të stafit të “Trafikut Urban”.

- Advertisement -

Duhet urgjentisht me reagu komuna e me bo diçka. Numri i të infektuarve mundet me u rritë edhe duhet krejt stafi i “Trafikut Urban” me u vetizolu e me u testu. Kjo është e tmerrshme nëse mbahet fshehur nga udhëheqësit komunal e krejt përgjegjësit që janë”, ka thënë ky burim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit