12.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Anëtari i LDK’së që “flet me Rugovën” merr një pozitë të lartë në Qeverinë Hoti

Rekomandime

Hazir Borovci nuk njihet për politikan që çuditë me ide, por njihet si ai burri që thoshte se kishte folur me ish-presidentin Ibrahim Rugovën në varr, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Borovci në tubimin e 27 vjetorit e themelimit të Degës së Tretë të LDK-së në një fjalë rasti para të pranishmëve kishte bërë të ditur se e ka vizituar varrin e presidentit të ndjerë Rugova dhe se ka biseduar me të.

“Presidenti na pyeti se si janë punët, si po shkojnë punët. E informuam për disa çështje, me të cilat nuk dua të ju ngarkojë tash juve”, ka thënë Borovci,
E sot ai përmes Facebook’it ka lajmëruar se është emëruar si këshilltar politik i zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj.

Postimi i plotë nga Borovci:

- Advertisement -

Të dashur miq,

Dua tē ju njoftoj se nga sot do të vazhdoj angazhimin tim si Këshilltar Politik i Zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj.

- Advertisement -

E falenderoj Zëvendëskryeministrin për besimin e tij dhe uroj që bashkërisht dhe në frymë bashkëpunimi, do të bëjmë punë të mira për qytetarët tanë.

Sinqerisht i juaji!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit