2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Këngëtarja Annella: Nëna më ka thënë mos harro kurrë se je shqiptare

Rekomandime

Shqiptarja e njohur me emrin e artit Annella ka lindur në Zvicër dhe jeton në Danimarkë, por flet shumë mirë shqipen. Këngëtarja shqiptare mjaft e njohur në çdo koncert nuk heziton të tregojë prejardhjen e saj.

- Advertisement -

Në një intervistë për televizionin RTK ajo tregon se si e vogël pëlqente të dëgjonte muzikën e Inva Mulës. “Unë kam nisur të këndoj që e vogël, në shkollë 9 vjeccare doja shumë të merresha me opera, dëgjoja shumë sopranon Inva Mula. Prindërit më thanë se nëse do të bëhesh këngëtare duhet të punosh shumë dhe të studiosh. Vazhdova shkollën për muzikë dhe shkolla me mësoi shumë, talentin e kisha por shkolla më plotësoi, më bëri një artiste të kompletuar.”

Ajo tregon se me datë 26 do të publikojë këngë e saj të re: “Muzika ime është stil jazz, me 26 janar do publikoj një këngë të re, është këngë Jazz dhe jam shumë e entuziazmuar. Muzikën që bëj unë e zgjedh sipas dëshirës sime, dua të bëj muzikë që pik së pari më pëlqen mua. Jazz-in e kam nga shkolla, por pop-in e dua shumë, sicc pëlqej shumë edhe Dua Lipën, Rita Orën.”

E pyetur për origjinën e saj ajo tregon se nëna e saj i ka thënë gjithmonë që mos harroj origjinën dhe gjuhën shqipe.

- Advertisement -

“Nëna më ka thën gjithmonë kudo që të jeni në botë mos harroni kurrë që jeni shqiptarë dhe të flisni gjuhën shqipe dhe nuk i kam harruar kurrë këshillat e saj.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit