Saturday, July 20, 2024

Akuzon deputetja serbe, Vuçiq dhe Tony Blair të përfshirë në skeme korruptive me pasaporta

- Advertisement -
- Advertisement -

Tony Blayr u akuzua se ka ndihmuar disa zyrtarë të huaj, nën hetim apo të dënuar për korrupsion, të merrnin nënshtetësi serbe nga kryeministrat Aleksandar Vuçiç dhe Ana Brnabiç.

Deputetja e Parlamentit të Serbisë Marinika Tepiç ka akuzuar ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe Toni Bler se klientët e tij, të akuzuar për korrupsion, ai i ka shpëtuar nga drejtësia në vendet e tyre duke i strehuar në Serbi. Sipas deputetetes, kryeministrat Vuçiç dhe Brnabiç, të cilët marrin shërbimet e konsulencës së Toni Blayrit, u kanë dhënë këtyre të akuzuarve nënshtetësinë serbe, kontrata të majme qeveritare, dhe kanë bllokuar ekstradimin e tyre për të dalë përpara drejtësisë.

- Advertisement -

Tony Blair ka qenë këshilltar i Aleksandar Vuçiçit, kur ky ishte kryeministër (2014–2017), dhe vazhdon të jetë këshilltar i Kryeministres Ana Brnabiç. Ai ofron shërbime konsulence për disa regjime me demokraci të dobët ose jodemokratike.

Rasti i fundit i dhënies së nënshtetësisë serbe ishte ai ndaj ish-kryeministres së Tajlandës Yingluck Shinawatra, e cila u dënua në vendin e saj për korrupsion në miliarda dollarë. Pasi qëndroi e fshehur në Londër dhe Dubai që nga viti 2017, ajo i shpëtoi dënimit duke u strehuar në Serbi, ku kryeministrja Ana Brnabiç i dha edhe pasaportën serbe.

Në akuzat e saj ndaj Blairyt, Vuçiçit dhe Brnabiçit, deputetja serbe Marinika Tepiç sjell edhe rastin e ish-kryeministrit rumun Viktor Ponta, i cili akuzohej në Rumani për korrupsion, ndërkohë që këshillohej nga Toni Bler. Mes furtunës së akuzave ndaj tij, Ponta u largua për në Serbi, ku u bë “këshilltar nderi” i kryeministrit Vuçiç dhe mori pasaportën serbe. Ponta akuzohej se kishte shtyrë biznesmenin Sebastian Gita t’i paguante 220 mijë euro Toni Blerit në këmbim të përfitimive nga qeveria rumune.

- Advertisement -

Edhe vetë Gita ia mbathi për në Serbi, kur doli një urdhër arresti për të. Ai mori disa vlerësime nga qeveria serbe, Vuçiçi i dha azil politik, disa kontrata të majme miliona-dollarëshe me qeverinë, si dhe refuzoi ta ekstradonte në Rumani.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura