3.1 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Ish-kryeprokurori i shtetit i rikthehet politikës

Rekomandime

Ish-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha, më pas prokuror në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, i është rikthyer aktivitetit të tij politik në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

- Advertisement -

Në një bisedë për Gazetën Express, Hoxha tregon për aktivitetin e tij brenda partisë si dhe nëse ka ambicie për të kandiduar si deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, të shtunën mbajti tubim në Prizren, por ajo që u vu re ishte prania e Sylë Hoxhës, i cili u pa i ulur në rreshtin e parë.

Teksa foli për praninë e tij në këtë tubim politik, Sylë Hoxha tha se i është rikthyer LDK-së dhe tani që është në pension ka të drejt të jetë i pranishëm në aktivitetet e partisë.

- Advertisement -

“Po jam anëtar i kësaj partie, kam qenë edhe më herët edhe në funksion, tash jam anëtar edhe kam shku në tubim. Kurdo që ka tubime shkoj, se tash jam anëtar. Ju e dini se jam në pension dhe mundem me shku, e nuk kam ndonjë ndalesë, anëtar jam”, tha Hoxha.

Ai tha se pjesë e partisë ka qenë edhe në të kaluarën, por aktivitetin e tij e kishte pushuar për shkak të punës në prokurori.

- Advertisement -

“Në parti kam qenë edhe më herët në LDK, por mandej e kam pushu aktivitetin sepse kam qenë në prokurori, e tash jam rikthy prap. Jam rikthy masi kam dal në pension dhe kam drejt me u marrë me aktivitet si anëtar i partisë”, shtoi ai.

I pyetur nëse ka ndonjë funksion brenda partisë, ish-prokurori special tha “Nuk kam për momentin ndonjë funksion”.

Ndërsa në pyetjen se a ka pretendime për të qenë kandidat për deputet, ai u përgjigj: “Nuk varet ajo prej meje”.

Tutje ai tha se askush nuk i ka ofruar të jetë kandidat për deputet.

“Nuk më ka ofru askush deri më tani, nuk e di”.

Sylë Hoxha u pensionua në shkurt të vitit 2020, ndërsa emri i tij ishte përmendur edhe në përgjimet e publikuara si “Dosja e Shefave”.

Disa vjet para pensionimit ai u transferua si prokuror special në Prishtinë, pasi nuk kishte arritur të triumfonte sërish si kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit.

Hoxha në të kaluarën ka qenë zëvendësministër i Drejtësisë nga radhët e LDK-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit