11.7 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Majlinda ndalet në gjysmëfinale, do ta kërkojë të bronztën

Rekomandime

Xhudistja pejane është mposhtur në gjysmëfinale të kësaj gare prestigjioze dhe do ta kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit pas disa orësh.Majlinda Kelmendi është ndalur në gjysmëfinale të Mastersit të Dohas, i cili është duke u mbajtur në Katar.

- Advertisement -

Kampionia olimpike u mposht në gjysmëfinale nga francezja Amandine Buchard, e cila fitoi në fund me Ippon pas gabimeve që i bëri xhudistja kosovare.

Majlinda ishte sulmuese gjatë gjithë kohës, por kjo nuk i mjaftoi që ta kërkojë medaljen e artë në këtë garë.Paraprakisht, Kelmendi në çerekfinale e kishte mposhtur me lehtësi zviceranen Evelyne Tschopp.

Kelmendi e nisi garën me fitore në rrethin e parë të kategorisë 52 kilogramë ndaj rumunes Andreea Chitu.Në rrethin e dytë, Kelmendi ishte më e mirë se polakja Agata Perenc, kurse në atë të tretë, respektivisht në çerekfinale e eliminoi zviceranen Tschopp.Ajo do ta kërkojë të bronztën përmes luftës me belgen Charline Van Snick.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit