Ramadan Qehaja, njohës i çështjeve të sigurisë, përmes një postimi të bërë në rrjetin social FB, ka dhënë alarm për Kosovën, duke thënë se Serbia po bën sinjale kërcënuese.
“Përderisa institucionet tona janë katandisur nga zhvillimet politike dhe mungesa e kompetencës për kryerjen e detyrave, Serbia në krye me Presidentin e saj autokrat Vuciq vazhdon të dërgoj sinjale kërcënuese në drejtim të Republikës së Kosovës. Vuciq mbase i irituar nga fitorja e forcave demokratike liberale në Amerikë në krye me Biden, vazhdon të bëjë presion ndaj Kosovës lidhur me negociatat që pritet të pasojnë por edhe duke përdor kërcënimin e përdorimit të forcës si një instrument të vazhdueshëm edhe për hegjemoninë e saj në rajon”.
I njëjti ka thënë se kërcënimet e tilla dhe armatosja e Serbisë me mjete ofanzive nga Kina e Rusia, përkundër asaj që ato janë të modeleve të stërvjetruara si dhe të remontuara, sidomos tanket dhe avionet, duhet marrë seriozisht.
“Qeveria e re duhet të i intensifikojë përpjekjet për blerjen e armatimit dhe rritjen e gatishmërisë vepruese të institucioneve tona të sigurisë si formën e vetme për të garantuar paqën. Vetëm zvogëlimi i raportit te pavalotshëm të forcave, përkatesisht të balancit të tyre – sado i kushtueshëm që është – mund të sigurojë një paqe më afatgjate.
Kjo mund të arrihet jo vetem ne mbështetje në forcat tona vetanake mbrojtëse, por edhe me fuqizimin e partneritetëve dypalëshe të Kosovës me shtetet mike që janë pjesë e NATO-s dhe demokracive të konsoliduara”, ka shkruar Qehaja.
Kujtojmq që Vuçiq në një deklaratë për Kosovën, ka thënë se “Një konflikt i ngrirë do të thotë të presësh që dikush të nxjerrë i pari shpatën, nuk do të doja që bijtë e mi të shkojnë në luftë. Nuk duhet të na hyjë gjaku në trurin tonë, duhet të jemi realistë, njerëzit duhet të dinë se cilat janë të gjitha rreziqet e një konflikti të ngrirë. Shqiptarët nuk janë në thelb të gatshëm për një zgjidhje kompromisi”.