11.3 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Haradinaj e quajti të dobët Vjosa Osmanin, reagon Presidenca: Në politikë nuk kryejnë punë muskujt

Rekomandime

Shefi i kabinetit të Vjosa Osmanit, Faton Peci, i ka reaguar kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt, pasi ky i fundit tha se Kosova ka një president të dobët në detyrë.

- Advertisement -

Peci i thotë Haradinajt se politikën e kupton nga prizmi i fuqisë fizike dhe se në politikë nuk kryejnë punë muskujt.

“Në politikë nuk kryejnë punë muskujt, por shkathtësie politike, të cilën ju nuk e keni demonstruar. Kjo, ngase po të ishte kështu do të ishe ende kryeministër, por jo shef i një partie të vogël opozitare, që lufton për mbijetesë”, shkruan ai.

Regaimi i tij i plotë:

- Advertisement -

Z.Haradinaj, e kuptoj mendësinë e gjykimit tënd. Si një njeri me sfond prej ushtaraku, edhe politikën e kupton nga prizmi i fuqisë fizike.

Në politikë nuk kryejnë punë muskujt, por shkathtësie politike, të cilën ju nuk e keni demonstruar. Kjo, ngase po të ishte kështu do të ishe ende kryeministër, por jo shef i një partie të vogël opozitare, që lufton për mbijetesë.

- Advertisement -

Natyrisht, qasja juaj ndaj zonjës Osmani lidhjet jo me përfaqësimin e vendit në relacion me Serbinë, por dëshirën tënde për t`u ulur në karrigen e presidentit të vendit.

Boll ma! Prej 20-vjetësh keni bërë shumë salto politike, duke ia rrënuar kredibilitetin ndërkombëtar Kosovës, si asnjëherë më parë.

Sot, dhimbja jote nuk ka të bëjë me Kosovën, por me vetveten. Prit në të gjelbrën, ka radhë! Kësaj here, edhe pse ushtruese detyre, Vjosa Osmani dëshmoi se jo vetëm që mundet më mirë, por edhe e ka hak të jetë në krye të vendit për një përfaqësim të denjë dhe me guximin për t`i thënë gjërat troç, ngase nuk e ka bishtin e zënë me derë, sikurse shumica e politikanëve të brezit të vjetër.

Është nder për Kosovën ta ketë një presidente si Vjosa Osmani. Me guximin dhe vizionin politik, ajo po e dëshmon dhe do ta dëshmojë se është presidente e fuqishme politikisht (jo me muskuj) dhe se me Serbinë është koha e përballjes në tavolinë. Vjosa këtë e ka dëshmuar me aktivitetin politik. Siç e dini edhe ju, është pikërisht Vjosa që një betejë me Serbinë e ka fituar ende pa qenë presidente. Ajo ishte pjesë e ekipit që përfaqësoi Kosovën në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, lidhur me legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Pra, kjo është vetëm një dëshmi se Vjosa është më e fortë, më e fuqishme dhe më e shkathtë politikisht!

Deri në fitoren e radhës, mirupafshim!

Ndryshe, Ramush Haradinaj ka thënë sot se Vuçiq ndihet i fortë sepse kemi një president të dobët në detyrë.

Postimi i tij i plotë:

Fqinji ynë agresiv po u kthehet kërcënimeve të tij të zakonshme kundër Shtetit tonë!

Ai ndihet i fortë tani kur Kosova ka një Qeveri të shkarkuar dhe një President të dobët në detyrë.

Ne kemi nevojë për një President i cili qëndron fortë për Kosovën dhe është i denjë të përballet me kundërshtarin agresiv, Serbinë.

Ndërsa e krijuam ushtrinë në kohën sa isha Kryeministër, një punë që ishte kundër bindjes së fqinjit tonë, në mandatin tim si president, këtë ushtri dhe Kosovën pretendoj t’i bëj pjesë të NATO-s!

Ky është çelësi i sigurisë dhe i paqes në rajon dhe përgjigjja më e mirë në deklaratat luftënxitëse të Vuçiqit!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit