1.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Limaj: Nisma shkon e vetme në zgjedhje

Rekomandime

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë në emisionin Pressing se partia e tij do të shkojë e vetme në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Nisma do të shkojë e vetme në zgjedhje të 14 shkurtit. Kemi bërë përgatitje sikur cdo parti”, tha ai.

- Advertisement -

Ai tregoi edhe pse nuk u arrit një koalicion me ndonjë parti tjetër.

Ne para se me ardh ky afat kemi pasur bisedime të ndryshme dhe kemi shprehur dëshirën që aps zhvillimeve të fundit pas qershorit dhe zhvillimeve që po ndodhin.

Si nismë kam shprehur gatishmërinë që forcat patriotike të vendit të ulemi dhe të bisedojmë. Ne emër të saj kemi bërë hapa në muaj e fundit për të arritur të tejkalojmë vetveten dhe gjërat që janë më të vogla.

- Advertisement -

Ka pasur një interesim të vazhdueshëm dhe kërkesë të bashkëluftëtarve dhe invalidëve etj që të gjejmë rrugë të përbashkët dhe të ndërtojmë rrugë të përbashkët.

Kjo nuk është bërë fatkeqësisht. Kam dëgjuar dëshirën e qindra njerëzve që kanë dëshiruar të shohin një fron të përbashkët mes PDK dhe Nismën. Kjo shancë u humb dhe nuk u konkretizua. Na vjen keq”, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit