11.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Brukseli zyrtar i heq fusnotën Kosovës, në takimin me Vjosa Osmanin

Rekomandime

Ndryshe nga herët e kaluara, kur Kosova është referuar me fusnotë, ndryshe ka ndodhur në vizitën e u.d. presidentes, Vjosa Osmani, në Brukselin zyrtar.

Komisioneri i BE-së për Fqinjësi e Zgjerim, Oliver Varhelyi i është referuar vendit si “Republika e Kosovës”.

- Advertisement -

Ndryshe, gjatë ditës Osmani do të takohet edhe me David Sassolin president i Parlamentit Evropian.

Ndërkaq në mbrëmje, presidentja në detyrë do të jetë mysafire e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi , Miroslav Lajçak.

- Advertisement -

Gajtë vizitës dyditore në Bruksel, Osmani do të takohet edhe me deputetët e Parlamentit Evropian që janë në Grupin e miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian: Rainer Wielandi, zv.presidenti i PE-së, Lukas Mandli (EPP), Viola von Cramon- Taubade, raportuese për Kosovën në PE, Ilhan Kyuchyuku, nga Grupi Reneë dhe Andrey Kovatchevi, nënkryetar i EPP-së.

Osmani të mërkurën do të takohet me presidenten e Dhomës së Përfaqësuesve, Eliane Tillieux, dhe presidenten e Senatit të Belgjikës, Stephanie D’Hose.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit