14.3 C
Pristina
Wednesday, April 10, 2024

Vjosa Osmani ‘godet’ ashpër Albin Kurtin: Duhet t’ua ndalojë këtë gjë!

Rekomandime

Vjosa Osmani, kandidate për kryeministre sonte në emisionin PRESSING në T7 ka shpalosur programin qeverisës të LDK-së.Ajo ka folur edhe për përplasjet e ditëve të fundit me VV-në, deri sa të dyja partitë politike kanë pasur edhe biseda për një koalicion të mundshëm parazgjedhor, por që s’arritën ta gjejnë një gjuhë të përbashkët, pikërisht për shkak të postit për kandidat për kryeministër.

- Advertisement -

Osmani ka thënë se kushdo që atakon LDK-në atë gjë po ia bën edhe asaj.

“Në fakt kushdo që e njeh zhvillimin tim politik brenda LDK-së, në momentin që atakon LDK-më më atakon dhe mua.

Që do të ndodhte një gjë e tillë nga VV e kam parashikuar dhe unë.Kanë një frikë të madhe nga LDK-ja që të jetë në pushtet, njëherë në rrugë pastaj në Kuvend, atyre do tu duhej të dëshmojnë përtej teorisë dhe retorikës së tyre.Por ju bëj apel që mos të frikësohen dhe të jenë të sigurt, dhe Kurti është i sigurt që s’ka arsye që të dyshoj në sinqeritetin e LDK-së dhe timin kur të jem në pushtet”.

- Advertisement -

Tutje ajo ka thënë se Kurti dhe partia e tij po helmojnë qytetarët se LDK do të shkojë në koalicion me PDK-në.“Kur unë them kurrë me PDK, mbetet kurrë me PDK-në.

Ndërmjet meje dhe Kurti, është Kurti që sot do të bashkëpunoj me Thaçin, ai e ka partinë me njerëz të PDK-së dhe jo unë. Duhet ta ndërprej këtë propagandë të ulët, poshtërsi t’i thuhet se Vjosa si kryeminstre të hi në koalicion me PDK-në.Taktikë për të fituar vota, por pavarësisht lojërave qytetari është dëshmitari im. Unë s’bie kaq ulët sa Kurti sa ai që unë të ia caktoj pozitën. ”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit