14.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Murali i Djokoviqit në Rahovec, Petkoviq propagandon duke ua lënë fajin mbështetësve të Kurtit

Rekomandime

Tre persona dyshohet se kanë spërkatur me bojë muri figurën e tenistit serb Novak Gjokoviq të zbuluar në Lagjen e Epërme të Rahovecit.

- Advertisement -

Pas identifikimit nga autoritetet ligjore, të dyshuarit u kapën dhe më pas u liruan në përputhje me procesin standard. Ata mendohet se e kanë kryer krimin nën efektin e alkoolit, raporton Klan Kosova.

Në storien e realizuar nga ky televizion, banorët i kanë thënë atyre se nuk janë në dijeni se kush mund ta ketë kryer aktin dhe se janë përkujdesur që figura e tenistit serb të kthehet në gjendjen fillestare.

Për këtë ka reaguar drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

- Advertisement -

I njohur për reagimet e tij propaganduese, Petkoviq në reagimin e tij në Twitter ka thënë se kjo u bë nga “huliganët e Kurtit”.

Më tej ai tha se pavarësisht përpjekjeve, ata kurrë nuk do të mund t’i zhbëjnë sukseset e kampionit dhe tenistit më të mirë në botë.

- Advertisement -

Reagimi i Petkoviqit në Twitter:

Huliganët e Kurtit mbrëmë shkatërruan muralin e Novak Djokoviq në Rahovac. Sado urrejtje të kenë ekstremistët, ata kurrë nuk do të mund t’i zhbëjnë sukseset e kampionit dhe tenistit më të mirë në botë dhe dashurisë së tij për Kosovën dhe Metohinë!
Kur nuk kanë të tyren, shkatërrojnë të tjerët!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit