0.9 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Zyberaj: Gjatë një misioni diplomatik Pacolli “i ra” zyrtarit të Daçiqit

Rekomandime

Anëtari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Jetlir Zyberaj, në emisionin DPT te Fidani në t7, ka treguar një ngjarje në të cilën kishte qenë prezent gjatë një misioni diplomatik me Behgjet Pacollin.

Zyberaj tha se Pacolli ishte penguar nga zyrtarët e Daçiqit gjatë misionit të tij dhe ishte detyruar ta suImojë fizikisht një zyrtar të Daçiqit.

- Advertisement -

Kjo ngjarje, sipas Zyberajt, ka ndodhur në një shtet të cilit ai nuk ia tregoi emrin, megjithatë në të ksihte mekanizma të infiltruar nga Daçiqi.

Periudha 2017-2019 ka qenë sfiduese për shtetin e Kosovës.

Në këtë periudhë kemi qenë të vetmuar në ballafaqim me Serbinë.

- Advertisement -

Pa dashtë me përmend emrin e shtetit që ne kemi qenë.

Në atë shtet ka pasur mekanizma të infiltruat nga Daciqi”, ka thënë Zyberaj.

- Advertisement -

Deri te suImi fi.zik sipas Zyberajt erdhi për shkak se zyrtarët e Daçiqit ia bllokuan rrugën Pacollit për të takuar kryeministrin e atij shteti.

Derisa ne kishim takim me kryeministrin e atij shteti, zyrtarët e Daçiqit e bllokuan rrugën dhe takimin me kryeministrin e atij shteti.

Me këtë gjest edhe kryeministrin e shtetit e nxorën në një pozitë jo të favorshme.

Pacolli në atë moment bëri një veprim ag.resiv edhe fi.zikisht tentoi… në fakt në zhargonin popullor: ‘i ra zyrtarit të Daçiqit”, është shprehur Zyberaj në T7.

Tutje, Zyberaj tha se Pacolli kishte rre.zikuar edhe të arr.estohej me atë veprim sepse zyrtari i Daçiqit kishte edhe forcat poIicore të atij shteti pas vetes.

Zyrtari i kishte prapa edhe forcat poIicore të atij shteti.

Kur Pacolli reagoi në atë mënyrë, rre.zikoi edhe të arr.estohej.

Në kohën e Daçiqit, Serbia i ka pasur rreth 170 milionë euro buxhet për t’i shpenzuar kundër interesave të Kosovës.

Në atë periudhë Serbia interesohej për themelimin e Gjykatës Speciale me të cilën pasqyrohej Kosova tek ato shtete”, shtoi Zyberaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit