14.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

AIarmante, dy vendet më të populluara të botës nisin tanket drejt njëra tjetrës

Rekomandime

Ndizet sërish konfIikti midis Indisë dhe Kinës, dhe sërish përballja ndodh në majat e Himalajës.

- Advertisement -

“Fitili”, në këtë rast, është një fotografi që qarkullon tashmë të gjithë mediat kineze, që tregon situatën në kufirin e vendosur në rajonin e Aksai Chin nga dy vendet, pas konfIiktit të armatosur mes tyre, të shpërthyer në vitin 1962.

Një linjë e padukshme me sy të lirë, por që pas rizgjimit të përplasjeve që kulmuan në qershor me vdekjen e dhjetëra ushtarëve nga të dy palët, po forcohet dita-ditës edhe me mjete të rënda.

Në veçanti, pamja tregon që Kina ka spostuar në atë zonë tanket e saj më të reja, modelin ZTQ-15, një mjet i gjeneratës së tretë të tankeve, i ndërtuar në 2016, që shndërron tanket indiane T-17 dhe T-90 si disa ”dinozaurë” të shekullit të kaluar.

- Advertisement -

Trupat ndahen realisht nga pak metra, dhe nuk është vështirë të imagjinosh që një shpërthim mund të ndodhë në çdo moment.

KonfIikti mes dy gjigantëve aziatikë mbi kufirin e tyre ka filluar pas shpërbërjes të perandorisë britanike. Territori i karakterizuar nga vargu i Himalajës u nda në disa pjesë, ku Kina, India dhe Pakistani ende nuk kanë rënë dakord për një kufi të përbashkët, dhe ku secili ka pretendime mbi territorin e kontrolluar nga tjetri, veçanërisht nga Kina, që ka përqendruar në atë zonë rreth 50 mijë trupa.

- Advertisement -

Gjakderdhja e vitit të kaluar ka ndezur opinionin publik indian, por edhe të qeverinë e Nju Delhit, që ka filluar një fushatë bojkoti ndaj sipërmarrjeve kineze

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit