7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Enver Hoxhaj ‘i lyp byrum’ Albin Kurtit

Rekomandime

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, i ka bërë thirrje edhe një herë kandidatit nga Vetëvendosje, Albin Kurtit, për debat televiziv.

- Advertisement -

Gjatë prezantimit të programit qeverisës të PDK-së, Hoxhaj i ka bërë thirrje Kurtit ta rishikojë qasjen, sipas tij, pa respekt ndaj proceseve demokratike.

“I bëj thirrje Albin Kurtit që të rishikoj qasjen pa respekt ndaj proceseve demokratike. I bëj thirrje Albin Kurtit të largojë retorikën e tij populliste. Mjaft me popullizëm të papërgjegjshëm.Mjaft më me premtime të zbrazëta”, ka thënë Hoxhaj.

Po ashtu, kandidati i PDK-së për shef qeverie i ka bërë thirrje Albin Kurtit të mos i ik realitetit, dialogut e debatit.

- Advertisement -

“Zoti Albin Kurti, mos i ik realitetit. Mos i ik dialogut. Mos i ik debatit.Për hirë të procesit tonë demokratik. Për hirë të popullit.Populli ka nevojë për rimëkëmbje, Kosova ka nevojë për rimëkëmbje. Dhe rimëkëmbja do të vijë me veprime konkrete dhe me përkushtim ndaj popullit”, ka thënë Hoxhaj.

Programi, siç e kanë quajtur ai, për ‘Rimëkëmbje ekonomike’ përmban një fond prej 1 miliard eurosh për ekonominë në krizë, ngritje të pagës minimale deri në 300 euro, si dhe rritje pensionesh deri në 40%.

- Advertisement -

Gjatë fjalimit të tij, Hoxhaj ka thënë se ekonomia është shtylla e parë e programit të PDK-së për qeverisje dhe programi i Rimëkëmbjes nuk është listë dëshirave, por program i zotimeve.

“Plani ynë i ka dy pjesë. E para, të lehtësojë dhimbjen e qytetarëve të rënduar nga kriza, dhimbje që është rënduar me menaxhimin e keq të pasojave të krizës nga dy qeveritë e vitit të kaluar.Së dyti, ne ofrojmë një pako stimuluese për të ringjallur Ekonominë tonë, e cila do të ketë efekt të menjëhershëm por është edhe projekt afatgjatë. Ne në Kosovë duhet ta kuptojmë,  lidershipi i përgjegjshëm duhet të ketë plan drejt një horizonti që zgjat një dekadë. Kjo është çka programi ynë synon. Kështu arrihet Rimëkëmbja”, ka thënë Hoxhaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit