-1.4 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Zbulohet dokumenti kontravers: Valdete Daka e dënoi Etem Arifin dhe ia lejoi kandidimin, por e ndaloi Albin Kurtin

Rekomandime

Ani se ka veç edhe pak javë deri në mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, nuk dihet se kush do t’i prijë listës së Vetëvendosjes, partisë që doli më e votuara në zgjedhjet e kaluara.

- Advertisement -

Kjo për shkak se lideri i partisë, Albin Kurti, me gjasë nuk do të lejohet të kandidoj, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo pas një dënimi me kusht që Kurti kishte për hedhje të gazit lotësjellës vite më parë.Këtë gjë, Vetëvendosje po e cilëson si shkelje e të drejtave të njeriut dhe vepër penale derisa thotë që do t’i përdorin të gjitha mjetet demokratike për të mos lejuar këtë gjë, shkruan Gazeta Infokus.

E fajtori kryesor në sytë e partisë së Kurtit është kryetarja e KQZ-së Valdete Daka.Kjo të paktën kështu u tha në shumë deklarime të zyrtarëve të lartë të Vetëvendosjes
E pikërisht Daka ishte në qendër të vëmendjes edhe për një rast tjetër, atë të ish-deputetit Etem Arifi.

- Advertisement -

Ky i fundit ishte i dënuar për shkak të dallaverve me subvencione, e megjithatë, ai ishte lejuar të jetë pjesë e zgjedhjeve në vitin 2019.Pjesëmarrjen e tij, asokohe e kishte arsyetuar shefja e KQZ-së Valdete Daka.

“KQZ-ja nuk guxon të decertifikojë apo mos të certifikojë një kandidat nëse në aktvendim nuk ceket decidivisht që është marrë e drejta për të kandiduar, në të kundërtën KQZ-ja do të bënte shkelje të Kushtetutës. KQZ-ja deri në vitin 2017 ka pasur obligim që të kontrollojë përshtatshmërinë e kandidatëve për asamble apo Kuvendin e Kosovës.

- Advertisement -

Pas marrjes së vendimit të Supremes, KQZ-ja është urdhëruar të certifikojë dhe ka ndaluar këtë praktikë të kontrollës.

Neve nuk na është lejuar ta zbatojmë kontrollën. Kështu është kandiduar Arifi dhe KQZ-ja e ka certifikuar”, u shpreh Daka.

Madje Daka ishte e njoftuar mirë për rastin e deputetit Etem Arifi i cili më vonë doli që edhe vota e tij në Kuvend që e mundësoi krijimin e Qeverisë Hoti ishte e jashtëligjshme duke bërë që të bie qeveria, shkruan Gazeta Infokus.

Gazeta Infokus ka siguruar dokumentet ku Gjykata Supreme kishte marrë vendimin përfundimtar për dënimin e deputetit Arifi.

Ajo çka bije në sy është se kryetare e kolegjit dhe gjyqtarëve ishte vet Valdete Daka, shkruan Gazeta Infokus.

Më poshtë e keni vendimin e Gjykatës Supreme për Etem Arifin, ku kreytare e kolegjit të gjyqtarëve ishte kryetarja e KQZ-së Valdete Daka.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit