16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Vaksina e Pfizer në Izrael mund të shkojë drejt dështimit, mijëra persona infektohen pas dozës së parë

Rekomandime

Duket se vendi i cili merret si model për vaksinimin e shpejtë të popullsisë, po shkon drejt dështimit. Mijëra persona pasi kanë marrë dozën e parë të saj janë infektuar me Covid.

- Advertisement -

Lajmin e ka bërë të ditur BBC, ku shkruan se kjo ka ndodhur pasi vaksina do pak kohë që të japë efektin e saj. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe një profesor shëndetësie ku ka thënë se doza e parë siguron më pak mbrojtje nga virusi së sa është raportuar.

“Doza e parë e vaksinës së Pfizer siguron më pak mbrojtje ndaj Covid sesa tregohet fillimisht nga kompania farmaceutike dhe mund të mos mbrojë nga llojet e reja të virusit,” tha Nachman Ash.

Pas vaksinimit, trupit i duhet kohë për të njohur materialin gjenetik të virusit dhe për të vendosur një përgjigje imune – duke prodhuar antitrupa dhe qeliza T që bllokojnë hyrjen e virusit në qeliza dhe shkatërrimin e atyre qelizave që infektohen. Dhe duhen minimumi dy javë – por ndoshta edhe më shumë – që të hyjë në fuqi, – thonë imunologët, përfshirë Prof Danny Altmann në Imperial College London.

- Advertisement -

Megjithatë autoritetet shprehen optimistë se një vaksinë më pak efektive është shumë herë me e dobishme përballë një pandemie vdekjeprurëse.

Izraeli është shteti i parë që kryeson vaksinimet në botë. Deri tani në Izrael janë raportuar të vaksinuar me dozën e parë rreth 12% të popullisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit