2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ambasada ruse në Tiranë i reagon keq Haradinajt pas idesë së bashkimit kombëtar, e quan Kosovën “pseudo-shtet”

Rekomandime

Ambasada ruse në Tiranë të Shqipërisë i ka reaguar ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi ky i fundit përmendi një referendum të mundshëm më 2025-ën për bashkimin kombëtar me Shqipërinë, në rast se nuk njihet diplomatikisht Kosova nga Serbia.

Kjo ambasadë, me anë të ‘Facebook’-ut, e ka quajtur “provokim të radhës” nxitjen e idesë së referendumit për bashkim kombëtar, tekse iu është referuar Kosovës si “pseudo-shtet”.

- Advertisement -

“Kohët e fundit një nga politikanët shqiptarë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se synon të kërkojë mbajtjen e një referendumi për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, nëse ky pseudo-shtet i vetëshpallur nuk pranohet sa më shpejt në Bashkimin Evropian dhe organizatat ndërkombëtare si dhe Beogradi nuk do të njohë “pavarësinë” e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Këtu po bëhet fjalë për një provokim të radhës, të implikuar në ideologjinë e Shqipërisë së Madhe, e cila kohët e fundit ka përparuar gjithnjë e më intensivisht në rajon dhe kërcënon drejtpërdrejt integritetin territorial të shteteve të Ballkanit.

Shantazhi politik është i papranueshëm dhe pikërisht kështu duhet të interpretohet fjalimi i R. Haradinajit, i cili me lehtësi propozon të rishikojë në mënyrë arbitrare kufijtë në Ballkan”, përvijëzon tutje reagimi i konsullatës ruse në shtetin fqinj.

- Advertisement -

Haradinaj, ditë më parë, ka ri-aktivizuar idenë e bashkimit kombëtar me Shqipërinë, në kohën kur po mbahet “para-fushata”. Megjithatë, kreu i AAK’së është zotuar për shtyerje përpara të kësaj ideje, në rast se BE’ja qëndron duarkryq karshi Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit